fruth

Nga Wiktionary

FRUTH m.

Sëmundje ngjitëse që prek sidomos fëmijët, e cila shfaqet me puçrra ose me njolla të kuqe në lëkurë dhe shoqërohet zakonisht me zjarrmi e me mahisjen e qepallave, të qiellzës e të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. I ka rënë (e zuri) fruthi. E ka kaluar fruthin.

  • Fruthi i zi (i keq) mjek. skarlatina.