frikë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

FRIKË f.

1. Ndjenjë shqetësimi të thellë kur jemi përpara një rreziku që na kanoset drejtpërdrejt a përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie etj. Me frikë të madhe. Ndjenja e frikës. Të kallte frikën. I vjen frikë. Ka frikë. Ka marrë frikë është trembur. I hyri (e zuri) frika. Ia ka frikën dikujt a diçkaje i trembet, i druhet. I doli (i iku) frika. Ka frikë nga hija e vet është frikacak i madh. Shtangu (mbeti, dridhej) nga frika. S'ka frikë nga vdekja. Pa frikë pa asnjë ngurim.

2. Dyshim, pasiguri. Ka frikë a e bën dot. Është frikë se mos bjerë breshër.

  • I ka hyrë frika në palcë (në bark, në mish) shih te PALC/Ë,~A 6.