freskore
Appearance
FRESKORE f.
1. Përdorëse në trajtë gjysmërrethi prej letre, prej pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë fresk kur është vapë; verore. Freskore letre.
2. tek. Aparat që vë në lëvizje ajrin për ta freskuar ose për ta pastruar atë në një sallë të mbyllur; ventilator. Freskore elektrike. Fletët (krahët) e freskores.
3. tek. Aparat a pajisje që përbëhet nga një sistem tubash dhe që shërben për të ftohur ujin. Freskore uji.