freski

Nga Wiktionary

FRESKI f.

1. Të qenët i freskët; gjendje e freskët. Freskia e kohës (e motit). Freskia e ajrit (e ujit). Freskia e pranverës. Freskia e trupit (e lëkurës, e fytyrës). Humbet (ruan) freskinë. Sjell freski. Ndiej freski.

2. Erë e lehtë dhe e freskët, fllad i freskët. Fryn freski.

3. fig. Diçka origjinale dhe e gjallë, që shfaqet në mënyrë të këndshme e tërheqëse dhe të jep kënaqësi. Freskia e arteve tona. Freskia e jetës.