Jump to content

fren

Nga Wiktionary

FREN m. kryes.

1. Vegël e një automobili a e një mjeti tjetër lëvizës, që shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar lëvizjen. Frena automatikë (hidraulikë). Frenat e automobilit (e biçikletës, e trenit). Frenat e dorës (e këmbës). Frena me ajër (me alkool, me sustë). Iu këput freni. Mbaj (shtrëngoj, tërheq) frenat. Shkel (lëshoj) frenat.

2. fig. Drejtimi a udhëheqja e diçkaje. Frenat e shtetit. Mori (shtiu në dorë) frenat.