fre

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

FRE I m.

1. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve e mushkave për t'i drejtuar ose për t'i ndaluar. Rripat e frerit. Gojëza e frerit. I vë frerin. Tërheq (shtrëngoj, lëshoj) frerin. Ia heq frerin.

2. Gojëz prej teli, prej druri a prej një rrobe të trashë, që u vihet disa bagëtive për të mos ngrënë ose për të mos pirë. Freri i viçit (i kecit, i demit).

3. fig. Pengesë që të detyron të qëndrosh në vend e të mos përparosh; diçka që ndalon a që vështirëson zhvillimin.

  • Pa fre pa u përmbajtur; lirisht, pa asnjë kufizim. S'ka fre është i papërmbajtur; s'ka njeri që e mbikëqyr e që kujdeset për të. Ia lëshoi (ia liroi) frerin (kapistallin, kapistrën) dikujt keq. shih te LËSHOJ. Mban frerin shih te MBAJ. E mban në fre dikë e mban nën kontroll të rreptë, nuk e lë të bëjë si të dojë; nuk e lë të shkojë përpara në një fushë të veprimtarisë; e frenon. Ia shtrëngoi (ia mblodhi) frerin (rripat) dikujt shih te MBLEDH. I vë fre dikujt a diçkaje e pengoj, e ndaloj; e frenoj. Vë (fat) në fre dikë e vë nën kontroll të rreptë; përpiqem ta frenoj. Ia lëshoi frerin gojës (gjuhës) filloj të flasë pa u përmbajtur, nuk matet mirë kur flet. E mori frerin nëpër këmbë nuk ka me frikë nga njeri, nuk pyet me për asnjeri, ka marrë vrull e kujton se nuk e pengon dot askush. Ia shtrëngoi frerin gojës (gjuhës) flet më me kujdes, tregohet më i matur në të folur, e mblodhi gojën. I vuri fre gojës (gjuhës) përmbahet në të folur; nuk flet shumë, tregohet më i matur në të folur. I vë fre pleshtit merret me gjëra fare të kota e të parëndësishme; krijon probleme për hiçmosgjë. Gjithkujt i duhet (i hyn në punë) një fre çdo njeri duhet të dijë kur e sa të flasë dhe si të flasë, si të sillet e të veprojë.


FRE II m.

1. Kërcelli i veshit të rrushit që mbetet po t'i heqim kokrrat. Freri i rrushit.

2. Bishti i frutit të disa pemëve e perimeve. Freri i fikut (i kungullit).