Jump to content

frazeologji

Nga Wiktionary

FRAZEOLOGJI f.

1. gjuh. Tërësia e togjeve dhe e thënieve a e shprehjeve të qëndrueshme të një gjuhe, të cilat janë të pandashme nga ana leksikore, kanë kuptim tërësor, të njësishëm, të mëvetësishëm e gjithnjë të figurshëm, riprodhohen në ligjërim si njësi të gatshme dhe kryejnë funksionin e një fjale a të një fjalie të vetme. Frazeologjia gjuhësore. Frazeologjia e gjuhës shqipe. Gjuhë me frazeologji të pasur. Mbledhja e frazeologjisë. Studimi (klasifikimi, botimi) i frazeologjisë.

2. gjuh. Pjesë e leksikologjisë që studion njësitë e tilla të një gjuhe a të një grupi gjuhësh.

3. edhe ~, ~TË keq. Fjalë e shprehje që duken të bukura, por fshehin a shtrembërojnë të vërtetën ose janë të zbrazëta e pa vlerë. Frazeologji e zbrazët (boshe). Frazeologji oportuniste (revizioniste). Frazeologji demagogjike.