foshnjë
Appearance
FOSHNJË f.
1. Fëmijë i vogël që ushqehet ende me qumështin e nënës, fëmijë djepi. Foshnjë e porsalindur. Foshnjë gjiri. Zë foshnje. Shtëpia e foshnjës. Mendje (punë) foshnje. Është ende foshnjë. Qan foshnja. Qante si foshnjë.
2. mospërf. Njeri i papjekur dhe fare pa përvojë në jetë; fëmijë.
- Dridhej foshnja (fëmija, barra) në bark të nënës shih te DRIDHEM. E ka parë ujkun që foshnjë shih tek UJK,~U I.