fort

Nga Wiktionary

Ndajfolja[redaktoni]

FORT I ndajf. 1. Me forcë të madhe, me tërë forcën; shtrënguar me forcë, në mënyrë që të mos shqitet, të mos ndahet etj. E goditi fort. Mbaj fort. Shtrëngoj (lidh) fort.

2. Në një shkallë të lartë, shumë. Fort i bukur. Fort e me fort. Me fort se kurrë. Shkëlqen (ndriçon) fort. E dua fort. U zemërua fort.

3. Me zë të lartë. Këndon fort. I foli (i bërtiti) fort.

II pj. Përdoret me një mbiemër a ndajfolje për të formuar shkallën sipërore, shumë. Fort i bukur. Fort i ndershmi... vjet. përdorej para emrit të një njeriu kur i drejtoheshin me fjalë ose i shkruanin letër me nderim. Fort mirë. Fort pak. Bukur (mirë) fort.

  • Aq me fort veçanërisht, sidomos, aq me tepër; aq me shumë. Punë e madhe fort! mospërf. shih te PUN/Ë,~A.