formoj
FORMOJ kal.
1. I jap një formë të caktuar diçkaje; derdh në kallëp, prodhoj sipas formave a modeleve të ndryshme.
2. Themeloj, krijoj një parti, një organ, një ndërmarrje etj.; organizoj një njësi ushtarake duke e plotësuar me njerëz e me mjete luftarake. Formoi Partinë. Formoi qeverinë. Formoi brigadën (çetën). Formoj një komision.
3. Pajis dikë me një botëkuptim dhe edukatë të caktuar, e bëj të fitojë tiparet themelore të karakterit, sjellje e shije të caktuara; i jap njohuri të përgjithshme a të veçanta kulturore, shkencore etj.; edukoj dikë nëpërmjet shkollës, praktikës dhe jetës shoqërore; e përgatit a e zhvilloj dikë në mënyrë të gjithanshme. Formuam kuadro besnikë e të aftë.
4. E bëj diçka të fitojë tiparet themelore; e bëj të fortë e të qëndrueshëm, e kalit; e përsos. Formoj karakterin (ndërgjegjen).
5. Bëj diçka të re, krijoj; bëj. Formoj një fjali. Formoj fjalë të reja.
6. Bëj një figurë gjeometrike, vizatoj diçka. Formoj një trekëndësh.
7. vet. veta III. Krijon, bën; zë diçka (një kore, një cipë etj.); vë. Bima ka formuar rrënjë. Formon bark. Rruga (lumi) formon një kthesë (një bërryl, një lakore).
8. Bëj që të lindë e të ngulitet diçka në mendje; krijoj. Formoj bindje. Formoj një mendim.
9. vet. veta III. Është; përbën. Formon kundërvajtje. Disa toga formojnë një kompani.