formohem
FORMOHEM vetv.
1. vet. veta III. Lind, shfaqet, del diçka e re. Formohet një cipë.
2. vet. veta III. Krijohet e merr një trajtë të caktuar, arrin një shkallë të caktuar zhvillimi dhe fiton disa tipare thelbësore që e bëjnë të jetë i tillë. U formua kombi (kombësia). U formua gjuha letrare kombëtare shqipe.
3. vet. veta III. Lind e merr formë diçka në mendje, krijohet. Formohet bindja (ideja, mendimi).
4. Përvetësoj një botëkuptim dhe edukatë të caktuar, fitoj tiparet themelore të karakterit, mënyra sjelljeje e shije të caktuara; marr njohuri të përgjithshme a të veçanta kulturore, shkencore etj.; edukohem nëpërmjet shkollës, praktikës dhe jetës shoqërore; përgatitem e zhvillohem në mënyrë të gjithanshme. U formua njeriu i ri. Formohem nga ana ideologjike e politike. U formuan në luftën për ndërtimin e socializmit. U formua si revolucionar (si shkrimtar, si shkencëtar).
5. vet. veta III. Fiton tiparet themelore; bëhet i fortë e i qëndrueshëm, kalitet; përsoset. Formohet karakteri (ndërgjegjja).
6. vet. veta III. Përbëhet; përftohet. Formohen retë.
7. Pës. e FORMOJ.