formim

Nga Wiktionary

FORMIM m.

1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve FORMOJ, FORMOHEM. Formimi i kombit (i shtetit) shqiptar. Formimi i brigadës. Formimi i njeriut të ri. Formimi i karakterit. Formimi i fjalëve. gjuh.

2. Botëkuptimi dhe edukata që ka fituar dikush në jetë e në shkollë, në një mjedis të caktuar shoqëror; tërësia e dijeve që ka përvetësuar dikush në një fushë të shkencës, të teknikës a të arteve. Formim marksist (komunist). Formim klasor. Formim ideopolitik. Formim gjuhësor. Formim shkencor. Formim muzikor (artistik). Formim i gjithanshëm. Ka formim të mirë.

3. gjeol. Shtresë e tokës me të njëjtën prejardhje e përbërje, formacion.

4. gjuh. Fjalë e formuar sipas një mënyre a sipas një tipi të caktuar. Formime të reja. Formime me prapashtesa.