formalizëm

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

FORMALIZËM m. libr.

1. Vlerësimi e trajtimi i diçkaje duke i dhënë rëndësi vetëm formës a duke e mbivlerësuar këtë pa marrë parasysh përmbajtjen ose duke e mbivlerësuar këtë; trajtimi i një çështjeje duke u mbështetur vetëm tek ana e jashtme pa hyrë në thelbin e saj. Formalizëm burokratik. Shfaqje formalizmi.

2. Drejtim idealist në filozofi, në logjikë, në teorinë e artit e në shkenca të tjera, që i jep rëndësi vetëm formës, duke e parë këtë si diçka në vetvete, të shkëputur nga përmbajtja e saj, ideore e nga realiteti objektiv ose e mohon fare përmbajtjen dhe që zhvillimin historik të botës e të shoqërisë e sheh si diçka abstrakte, sipas disa formulave e skemave të gatshme.

3. let., art. Rrymë dekadente në artin e në letërsinë e vendeve borgjeze e revizioniste, që, duke u nisur nga baza filozofike idealiste e nga subjektivizmi, e sheh artin si sferë «të ndërgjegjes së kulluar», të shkëputur e të pavarur nga jeta dhe i kundërvihet realizmit, i jep rëndësi vetëm formës si qëllim në vetvete, e shkëput këtë nga përmbajtja, mohon përmbajtjen ideore dhe rolin njohës e edukues të artit e të letërsisë. Formalizmi i shekullit XIX (XX).