forcohem
FORCOHEM vetv.
1. Marr fuqi, bëhem më i fortë, më i shëndetshëm e më i aftë për të kryer lëvizje e veprime fizike; kalitem. Forcohem duke bërë gjimnastikë.
2. fig. Bëhem më i fortë nga ana morale, shpirtërore e ideologjike, kalit vullnetin e karakterin dhe nuk përkulem para vështirësive, nuk ndikohem lehtë e nuk prekem shpejt; kalitem. U forcuan në aksione.
3. vet. veta III. Bëhet më i fortë, më i fuqishëm; fuqizohet. Forcohet Republika.
4. vet. veta III. Bëhet më i fortë, më i qëndrueshëm, më i sigurt; ngrihet në një shkallë më të lartë; rritet, shtohet. Forcohet miqësia (dashuria, besimi, bindja). Forcohet rregulli (disiplina). Forcohet organizimi. Forcohet lufta klasore.
5. vet. veta III. Bëhet i fortë si gur, ngurtësohet. Forcohet toka. Forcohet balta (llaçi, brumi).
6. vet. veta III. Rritet sasia e alkoolit ose e thartorit në një lëng, i rritet grada (për pijet). Forcohet rakia (vera). Forcohet uthulla.
7. Pës e FORCOJ.