Jump to content

fonetikë

Nga Wiktionary

FONETIKË f. gjuh.

1. Tërësia e mjeteve tingullore të një gjuhe, ndërtimi tingullor i një gjuhe. Fonetika e shqipes.

2. Degë e gjuhësisë, që studion mjetet tingullore të një gjuhe, ndërtimin tingullor të saj dhe zhvillimin e tij ose sistemin e tingujve të artikuluar në përgjithësi. Fonetikë përshkruese. Fonetika historike (krahasuese). Fonetika e përgjithshme. Fonetika e gjuhës shqipe.

3. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Program i fonetikës. Fonetika për shkollat e larta.