folklor
Appearance
FOLKLOR m.
1. Tërësia e krijimeve artistike (gojore, muzikore, vallet etj.) të një populli. Folklori shqiptar. Folklori gojor (muzikor). Folklor i pasur. Folklori i krahinës. Mbledhja e folklorit. Studimi i folklorit.
2. Tërësia e zakoneve, e riteve etj. të një populli që përcillen brez pas brezi.
3. Folkloristika.
4. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të shkencës së folkloristikës në shkollë; bised. Teksti që përmban këto njohuri. Folklori për shkollën e mesme. Programi i folklorit.