Jump to content

fluturoj

Nga Wiktionary

FLUTUROJ jokal.

1. vet. veta III. Ngrihet e lëviz në ajër me anë të krahëve (për zogjtë dhe kandrrat) ose me ndihmën e një force shtytëse, me motor etj. (për aeroplanin, raketën etj.). Fluturon zogu. Fluturon shqiponja. Fluturon aeroplani. (helikopteri). Fluturon raketa. Fluturon plumbi (predha, shigjeta).

2. vet. veta III. Zhvendoset në ajër me shpejtësi; shpërndahet në ajër, e merr era. Fluturojnë gjethet. Fluturojnë fletushkat. I fluturoi kapela.

3. Udhëtoj me aeroplan a me ndonjë mjet tjetër fluturues; drejtoj aeroplanin; bëj një fluturim. Fluturoj me aeroplan. Fluturoj për herë të parë. Fluturoj mbi det.

4. Lëviz në rrugë a eci shumë shpejt; iki menjëherë e me nxitim; jam shumë i shpejtë dhe i shkathët (në një punë). Fluturonte makina (autobusi, treni). Fluturoi nga shtëpia. Fluturon në punë.

5. vet. veta III fig. Kalon, ikën shpejt (për kohën). Fluturon koha. Fluturonin orët.

6. fig. Jam shumë i gëzuar, nuk përmbahem dot nga gëzimi, nga lumturia etj. Fluturonte nga gëzimi.

7. fig. bised. E marr çdo gjë me mendjelehtësi, gënjehem shpejt; fantazoj. Ai fluturon gjithnjë.

8. vet. veta III fig. Përhapet me shpejtësi në drejtime të ndryshme, shpërndahet; shkon gjithandej, merr krahë. Fluturon lajmi. Fluturon kënga. Fluturon mendimi. Fluturon fantazia.

9. vet. veta III fig. Shpenzohet lehtë (për paratë); ikën, shpëton. Fluturojnë fjalët. Fluturon leku. Me fluturoi nga duart me shpëtoi.

10. kal. Flak tutje, hedh. Me vinte ta fluturoja nga dritarja.

  • Të fluturon koka (të fluturojnë trutë) të pret dënimi me i madh, të ikën koka, vdes. I fluturoi mendja u hutua fare, s'është në vete. Fluturon me një fije bar përçm. shih te BAR,~I I.