florinjtë
Appearance
FLORINJTË mb.
1. Që është bërë prej floriri; që është larë me flori; që është qëndisur a është punuar me fije floriri; i artë. Monedhë (unazë, kopsë) e florinjtë. Sahat (zinxhir, byzylyk) i florinjtë. Dhëmb i florinjtë. Jelek i florinjtë.
2. Që ka ngjyrën e floririt, i verdhë e i shkëlqyeshëm si floriri; i artë. Flokë të florinjtë. Grurë i florinjtë. Diell i florinjtë.
3. fig. Që ka vlera të mëdha, që ka veti e cilësi të çmueshme; shumë i mirë, i mrekullueshëm; i artë. Fjalë e florinjtë fjalë që përmban një të vërtetë me vlerë të madhe jetësore e historike, fjalë e artë. Tokë e florinjtë. I ka duart të florinjta bën çdo gjë që i sheh syri, është shumë i zoti.
- Hante me lugë të florinjtë ishte shumë i pasur, rronte në bollëk të madh. Vath i florinjtë në vesh të derrit gjë e mirë në vend të keq, veti a cilësi e mirë, por që zotërohet nga një njeri që ka disa anë të këqija, gjalpë në lëkurë të qenit.