flok

Nga Wiktionary

FLOK m.

1. Secila nga qimet e kokës së njeriut; tërësia e këtyre qimeve. Flokë të zinj (të verdhë, të thinjur). Flokë kaçurrelë. Flokë të ashpër (të butë). Flokë të dendur (të rrallë). Qime floku. Shtegu i flokëve. Kapëse flokësh. Kreh flokët. Qeth (pres,dredh) flokët. Lidh flokët. I bien flokët. Iu zbardhën flokët. I ka marrë flokët të birit. etnogr. shih te MARR.

2. kryes. Mustaqet e misrit; halat e kallirit të grurit, të thekrës etj., thekë. Flokë misri.

3. vet. Fundet e fijeve anës një qilimi a një petku; thekë. Velenxë me flokë.

4. Secili nga kristalet e lehta të bores kur bie; copëz e vogël dhe e lehtë a fije e hollë e diçkaje kur bie. Flokë bore. Flokë pambuku.

  • Dash me flokë burrë i shquar, burri me i mirë në një fshat, në një rreth familjar etj. Iu drodhën flokët (qimet e kokës, leshrat e kokës) iu rrëqeth mishi, u tmerrua; iu ngritën flokët përpjetë. E mori për flokësh e mori me zor, e mori me forcë. Asnjë fije floku shih te FIJ/E,~A. U bë flokë (lesh) arapi shih te LESH,~I. Ia dha flokët (leshrat, veshët) në dorë shih te JAP. Kapet (mbahet) pas fijes së flokut (së perit, së kashtës) shih te FIJ/E,~A. E ka kapur nga majat e flokëve e ka parë përciptas një çështje; nuk e ka përvetësuar thellë diçka, ka përvetësuar gjërat me pak të rëndësishme. Mbahet pas flokëve të vet iron. mbështetet te diçka shumë e dobët dhe e pasigurt. Iu ngritën (iu çuan) flokët (qimet e kokës, leshrat e kokës) përpjetë

a) u zemërua shumë, u tërbua nga inati;

b) iu rrëqeth mishi, u tmerrua. Shpëtoi për një fije floku (për një fill, për një qime) shih te FIJ/E,~A. Varet (qëndron) në fije (në fill) të flokut (të perit) shih te FIJ/E,~A. Nga maja e flokut te thonjtë e këmbëve në të gjithë trupin, krejt. Humbi kokën e pyet për flokët fj.u. shih te HUMB.