Jump to content

flluskë

Nga Wiktionary

FLLUSKË f.

1. Bulë ajri a gazi, që ngrihet në sipërfaqen e një lëngu kur zien ose kur tundet; bulë lëngu që ka ajër ose gaz brenda; një bulë e tillë në sipërfaqen e diçkaje. Flluskë uji. Flluskë ajri (oksigjeni). Flluska sapuni. Formohen flluska. Nxjerr (lëshon) flluska.

2. fig. Plan, mendim, ide a shpresë që nuk ka baza të shëndosha e nuk mund të plotësohet dhe që zhduket a shuhet menjëherë. Qe një flluskë.

3. Fshikë në lëkurë e mbushur me ujë a me një lëng si të verdhë, që shkaktohet zakonisht nga djegia ose nga një sëmundje; puçërr me ujë a me qelb. M'u bë një flluskë. I dolën flluska. U mbush me flluska.

4. anat. Organ a pjesë e butë e një organi, si qeskë e vogël e mbushur me lëng ose me ajër, hojëz; fshikëza e peshkut. Flluskat e mushkërive. Flluskat e peshkut.

5. bot. Sëmundje e bimëve, që ua fryn këtyre gjethet dhe ua bën si fshika. Flluska kap gjethet e majës.

6. bised. Tullumbace prej llastiku a prej lëkure, me të cilën luajnë fëmijët.

  • U bë flluskë u dobësua shumë, u lig fare. Flluskë sapuni shih te SAPUN,~I.