Jump to content

flijoj

Nga Wiktionary

FLIJOJ kal.

1. fet., vjet. Bëj fli një njeri a një bagëti për nder të një hyjnie (sipas besimeve të kota). Flijonin skllevërit (fëmijët). Flijoi një dem.

2. lart. Jap jetën për një çështje të madhe, për interesat e larta të atdheut e të popullit, e bëj fli; e lë a e jap diçka shumë të shtrenjtë për qëllime e ideale të larta, sakrifikoj. Flijoi jetën (veten). Flijoi rininë e tij. Flijoi çdo gjë.