fle
FLE jokal.
1. Jam në gjumë, bëj gjumë; më zë gjumi, bie në gjumë; kaloj natën diku. Fle gjumë. Fle shumë (pak). Fle qetë (mirë, keq). Fle vonë (herët). Fle lehtë bën (ka) gjumë të lehtë. Fle rëndë bën (ka) gjumë të rëndë. Fle top bën gjumë të rëndë e s'ndien asgjë, nuk lëviz fare kur fle. Fle me sy hapur ka gjumë të lehtë, bën gjumë me merak, nuk fle tamam. Fle në shtëpi (në hotel). Fle në shtrat (në minder). Bën sikur fle. Kush fle me qen, ngrihet me pleshta. fj. u. Macja që fle nuk zë dot minj. fj. u.
2. kal. E shpie a e lë që të kalojë natën diku. E fjeti bagëtinë jashtë (në mal).
3. euf. lart. Bie në gjumë të përjetshëm; prehet (për të vdekurin).
4. vet. veta III. Rri në një vend pa lëvizur, është në qetësi. Fle uji. Fle bora. Fle natyra.
5. fig. Rri si në gjumë, me zë gjumi, me zë plogështia, nuk bëhem si i gjallë, rri pa vepruar, nuk shqetësohem me për diçka; nuk rri në rojë, nuk i mbaj sytë e veshët hapur, s'jam syçelur. Nuk fle mendja (mendimi). Nuk fle zemra. Uji fle, hasmi s'fle. fj. u.
- Fle (prehet, e ka zënë gjumi) mbi dafina shih te DAFIN/Ë,~A. Fle me gretha shih te GRETH,~I. Fle në një krah shih te KRAH,~U. Fle në këmbë është i ngathët e i plogët nga trupi e nga mendja, është i humbur. E fjeti mendjen ishte i qetë ose i sigurt për diçka; e hoqi merakun, nuk u shqetësua më. Nuk me fle mendja te dikush a te diçka edhe poh. nuk kam besim, nuk besoj. S'më fle mendja (katari) s'më mbushet mendja; jam i pavendosur. Fjettë të mirën! mallk. vdektë! Fle (bie) me pulat bie të flejë shumë herët. Fli rehat! mos u shqetëso, mos kij merak për diçka, se ka kush e bën, se ka kush mendon për të. Fjeta rrasët shih te RRASËT. Fle me një sy (hapur) rri në rojë, është syçelët. Fle zbathur fle pa frikë, fle i qetë. Paska fjetur zbuluar iron. shih te ZBULUAR. I fjeti në zemër dikujt i pëlqeu shumë, i hyri në shpirt. Në atë krah (anë, brinjë) fli! iron. shih te KRAH,~U. Fle gjumin e vdekjes (fle gjumin e madh, fle të madhin)
a) euf., mospërf. ka vdekur;
b) rri pa bërë asnjë punë ose asnjë veprim, është si i vdekur. Nuk fle (nuk kullot) delja me ujkun bashkë fj.u. shih te DEL/E,~JA. Kur fle (kur rri) koka, lëviz gjuha fj. u. shih te KOK/Ë,~A.