flakërues
Appearance
FLAKËRUES mb.
1. Që djeg si flakë, që përvëlon; që shkakton zjarr; i flakëruar. Zjarr flakërues.
2. edhe fig. Që jep shkëlqim, që shndrit si flakë, vezullues, i flakëruar. Diell flakërues. Dritë (rreze) flakëruese. Ngjyra flakëruese.
3. fig. I zjarrtë, i flaktë. Sy flakërues. Vështrim flakërues.
4. fig. Shumë i ashpër, që djeg, që përvëlon (për një qortim etj.). Fjalë (kritikë) flakëruese.