Jump to content

flakëruar

Nga Wiktionary

FLAKËRUAR mb.

1. Që është ndezur mirë e lëshon flakë, që digjet me flakë. Zjarr i flakëruar.

2. Shumë i nxehtë, që djeg si flakë. Thëngjill i flakëruar. Rërë e flakëruar.

3. Që është skuqur si flakë, i përskuqur. Me fytyrë (me ballë) të flakëruar. Me duar të flakëruara (nga të ftohtët).

4. edhe fig. Që shkëlqen, që shndrit si flakë, vezullues, flakërues. Rreze të flakëruara. Ngjyrë e flakëruar. Dritë e flakëruar.

5. fig. I zjarrtë, i flaktë; që shpreh një ndjenjë të flaktë. Dëshirë e flakëruar. Vështrim i flakëruar. Zemër e flakëruar.