Jump to content

fjongo

Nga Wiktionary

FJONGO f.

1. Shirit, zakonisht prej mëndafshi, me të cilin vajzat lidhin flokët për t'i mbajtur a për zbukurim. Fjongo e bardhë (e kuqe). Fjongo mëndafshi. Vë fjongo. Lidh (mbledh) flokët me fjongo.

2. Diçka që ka trajtën e një shiriti të tillë e që përdoret për qëllime të ndryshme. Fjongo pambuku. Lidh një pako me fjongo.

3. përd. ndajf. Vjegëz. E lidh fjongo gjalmin.