Jump to content

fjollë

Nga Wiktionary

FJOLLË f.

1. Shtëllungë e gjatë liri, që është rrahur e krehur për t'u tjerrë.

2. Diçka që i ngjan një shtëllungë të gjatë, të tërhequr e të përdredhur. Fjollë tymi (pluhuri). Fjollë resh (mjegulle). Fjollë dëbore. Fjollë flokësh.

3. përd. ndajf. Si shtëllungë, shtëllunga-shtëllunga. E nxirrte tymin fjollë.

  • E bën muhabetin fjollë di të bëjë muhabet; është i gojës. I shkon (i vete, i ecën) puna fjollë i shkon puna mbarë, s'i del përpara asnjë pengesë e vështirësi.