fitil

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

FITIL m.

1. Rrip i hollë prej disa fijesh të dredhura pambuku, liri, kërpi etj., që futet nga njëra anë në një enë me vajguri ose me vaj dhe ndizet në anën tjetër për të bërë dritë ose për të dhënë nxehtësi; fije peri që kalon përmes qiririt e që ndizet. Fitili i llambës (i kandilit, i qiririt). Fitili i furnelës. Ngre (ul) fitilin. Iu dogj fitili.

2. spec. Shirit i posaçëm, që digjet shpejt e përdoret për të ndezur minën, dinamitin etj. Fitil minash. Fitili i granatës. I vë fitilin. Ndez fitilin.

3. tekst. Fill shumë i trashë pambuku i padredhur mirë, i cili kalon nëpër makinën e tjerrjes, ku tërhiqet e tëhollet sipas nevojës; fije pambuku e hollë dhe e fortë që përdoret si majë për të endur qilima, pëlhurë etj. Fitil pambuku. Makina e fitilit. Reparti i fitilit. Çorape fitili.

4. bised. Copë garze si rrip i hollë, që futet në plage për të ndaluar gjakun ose për të thithur qelbin. I futi fitila (i ndërroi fitilat) plagës.

5. bised. Diçka e gjatë dhe e hollë në trajtën e një rripi. Fitil duhani. Një fitil mish.

  • Fut (shtie) fitila (fite, fitme) shih te FUT. I ka hyrë fitili thjeshtligj. e ka zënë dashuria, ka rënë në dashuri me dikë. Ka marrë fitilin ka marrë të ftohtë; është i sëmurë nga tuberkulozi; e ka zënë një sëmundje e rëndë. U puqën fitilat janë të një mendjeje, kanë mendime të njëjta; u shkon muhabeti. I vuri fitilin (pishën.) diçkaje shih te PISHË, ~A.