Jump to content

filtër

Nga Wiktionary

FILTËR m.

1. Mjet (aparat, letër, cohë etj.), që shërben për të pastruar lëngjet ose gazet, duke u hequr atyre gjërat e panevojshme a të dëmshme; kullore; site. Filtri i benzinës (i naftës). Filtër uji. Filtër ajri. Pastroj filtrin. Cigare me filtër cigare që ka në krye një pjesë si shtupë, e cila pengon nikotinën.

2. spec. Mjet (aparat, xham i posaçëm etj.), që veçon, ndalon a dobëson rrymat e ndryshme elektrike, rrezet e dritës, zërat etj. Filtër elektrik. Filtër akustik. Filtër zëri. Filtër valësh. Filtër drite.

3. fig. libr. Mjedis shoqëror a veprimtari shoqërore që i ndihmon njerëzit të pastrojnë ndërgjegjen e botë kuptimin e tyre nga gjërat e dëmshme, nga ndikimet e huaja etj.