filozofi
FILOZOFI f.
1. Shkenca për ligjësoritë me të përgjithshme të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë e të mendimit njerëzor, si një nga format e ndërgjegjes shoqërore, që përfaqëson botëkuptimin e një klase të caktuar; shkenca që u jep njerëzve dije të përgjithshme për botën në tërësi, për vendin dhe rolin e njeriut në të dhe që përpunon bazat e përgjithshme të metodës për njohjen e për shndërrimin e natyrës, të shoqërisë e të ndërgjegjes. Filozofia marksiste-leniniste (materialistë). Filozofia idealistë. Filozofia antike.
2. Tërësia e parimeve metodologjike, mbi të cilat bazohet një shkencë; doktrinë filozofike. Filozofia e së drejtës. Filozofia e Marksit. Filozofia e Kantit (e Hegelit).
3. bised. Lëndë mësimore që jep njohuritë themelore të kësaj shkence në shkollë; teksti që përmban këto njohuri. Programi i filozofisë. Teksti i filozofisë. Profesori i filozofisë. Katedra e filozofisë. Dha provim në filozofi.
4. bised. Tërësi pikëpamjesh a bindjesh që ka dikush për diçka. Filozofia e jetës.
5. ~RA, ~RAT bised., iron. Fjalë e arsyetime të ndërlikuara që duken si të mëdha por që nuk kanë ndonjë vlerë; teori që nuk mbështeten dhe nuk zbatohen në praktikë; teoria. Ishte i vetmi për filozofira. Lëri filozofirat!