film

Nga Wiktionary

FILM m.

1. Shirk celuloidi ose pllakë e tejdukshme, e bërë prej një lënde të posaçme, që përdoret për të riprodhuar diçka në fotografi, në mjekësi, në kinematografi etj. Film fotografik (kinematografik). Film radiografie. Laj filmin.

2. Shfaqje që regjistrohet në një shirit të tillë dhe jepet në ekran, vepër kinematografike; shirit me pamje të ndryshme, që përdoret për të konkretizuar mësimin etj. Film artistik (dokumentar, shkencor, mësimor). Film televiziv. Film shqiptar. Film i ri. Film me zë (pa zë). Film me ngjyra. Film me ekran të gjerë. Skenari i filmit. Regjisori (operatori) i filmit. Java e filmit shqiptar. Shfaqet një film. Shoh një film.