Jump to content

fillim

Nga Wiktionary

FILLIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve FILLOJ, FILLOHET. Fillimi i punës. Në fillim e sipër.

2. Caku ku fillon diçka që shtrihet në hapësirë (një sipërfaqe, një rrugë etj.), vendi ku nis diçka, kreu; burimi, pikënisja; kund. fund. Fillimi e fundi. Fillimi i rrugës. Fillimi i rreshtit. Fillimi i lumit (i përroit, i kanalit).

3. Pjesa e parë e një libri, e një vepre; kund. fund; mbarim. Fillimi i librit (i romanit, i artikullit, i poemës). Fillimi i filmit (i dramës).

4. Caku që shënon nisjen e një kohe; pjesa e kohës që lidhet me këtë cak; caku kohor që shënon nisjen e një pune, të një veprimi a veprimtarie etj.; pjesa e parë e një pune; kund. fund. Fillim i mirë (i mbarë). Fillimi i vitit (i dimrit). Fillimet e krijimtarisë. Fillimet e letërsisë. Fillimet e shkrimit shqip. Në fillim të verës. Në fillim të shek. XX.

5. Forma e parë, nga e cila lind ose zhvillohet me tej diçka; fillesë. Fillimet e jetës.

6. vet. Parimet a njohuritë themelore të diçkaje; njohuritë fillestare. Fillimet e stilistikës.

  • Fillim e mbarim

a) që të gjithë, të tërë;

b) gjatë gjithë kohës, tërë kohën.