fillestar
FILLESTAR mb.
1. Që ka të bëjë a që lidhet me fillimin, që i përket fillimit, i fillimit; që bëhet në fillim; që shërben si fillim; i parë. Njoftime (të dhëna) fillestare. Etapa (faza) fillestare. Shpejtësi fillestare.
2. Që sapo e ka nisur një punë, një mjeshtëri etj., që është në hapat e parë të një pune a të një veprimtarie; që nuk ka shumë përvojë në një punë. Nxënës fillestar. Mjek fillestar.
3. Që është i thjeshtë, që është me i domosdoshëm për të njohur diçka a për të filluar një punë; i parë. Njohuri (shprehi) fillestare. Rregulla fillestare.
4. Që është forma e parë e zhvillimit të diçkaje, që merret si bazë e krijimit a e zhvillimit; origjinar. Lënda fillestare. Lloji fillestar.
5. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT, Ai që sapo ka filluar të punojë në një fushë a në një profesion, ai që është në hapat e parë; ai që nuk ka shumë përvojë në një punë. Fillestar në punë. Libër për fillestarët.
- Akumulimi fillestar i kapitalit ek. shih tek AKUMULIM,~I.