Jump to content

fill

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

fill m.

  1. Pe i hollë pambuku, leshi, mëndafshi etj., që përdoret për të endur, për të qepur etj.; fije. Fill i dredhur. Fill i ngjyrosur. Fill pambuku (leshi, mëndafshi). Fill me dysh. Fabrika e fillit. Mbështjell fillin. Lidh fillin. Shkoj fillin në gjilpërë.
  2. Tel; send shumë i hollë e i gjatë që i ngjet perit; qime. Fill elektriku. Fill telefoni. Fill bakri (ari). Fill floku.
  3. fig. Ajo që lidh ose bashkon një send, një njeri a një grup njerëzish me një tjetër; lidhje, fill. Fije të padukshme. Fijet e komplotit. Filli i bisedës (i tregimit, i ngjarjes, i mendimeve). Ngatërroi fillin. Humbas fillin. Këputet filli. Janë lidhur me shumë fije.
  4. fig. Shkaku i diçkaje; burimi i lindjes, fillimi i zhvillimit të diçkaje. Fill i mbarë. Ia gjej fillin. Zë (nis) fill nis, fillon. I jap fill diçkaje filloj. Nuk di nga ta zë fillin nuk di nga t'ia filloj një pune, jam në mëdyshje; nuk di ç'të bëj me parë. I zë fillin diçkaje e kap nga fillimi, e nis mbarë, e nis aty ku duhet.
  • Një fill veshje një veshje kombëtare e plotë. Në fill të këmishës pa gjë tjetër në trup, vetëm me këmishë. Fill e nga një fill pak e nga pak. Fill e gjilpërë (në majë të gjilpërës, majë gjilpërë) shih te GJILPËRË, ~A. Fill e për pe (fije për fije, fije e për pe) një për një, hollësisht, me imtësi; deri në fund, pa lënë asgjë. U bë fill dikush u dobësua, u tret shumë; iu bë barku petë nga të pangrënët. I ra në fill (në fije, në të) shih te FIJ/E,~A. Ia hoqi fillin dikujt a diçkaje nuk i kushtoi me asnjë vëmendje, nuk u kujdes më për të, nuk u bë me merak për të, nuk ia vari; e shpërfilli. E humbi fillin (fijen) e humbi torruan, u hutua. I humbi filli i lëmshit u hutua fare, e humbi fillin e mendimeve. Është në fill (në fije) shih te FIJ/E, ~A. Ia ka lëshuar fillin dikujt shih te LËSHOJ. Marr në fill përfill. E mblodhi fillin erdhi në vete; e mori veten. U ngatërruan fijet (u ngatërrua lëmshi) shih te NGATËRROHEM. Ngatërron (përzien) fijet (lëmshin, penjtë) shih te NGATËRROJ. I shkon (i vjen) pas fillit (pas fijes) dikujt shih te FIJ/E,~A. Pa u trashur filli pa u bërë me i madh e me i ndërlikuar një problem etj. Si do t'i vejë (si do t'i shkojë, si do t'i dalë) filli dikujt a diçkaje si do të ecë e si do të përfundojë, si do të shkojë me tej, si do t'i vejë puna. Erdhi në fill (në fije) shih te FIJ/E, ~A. E vë (e bie) në fill (në fije) diçka shih te FIJ/E, ~A. E zë fill dikë a diçka e zë në gojë, e përmend; e kujtoj. Ra në fill me të u mor vesh mirë me dikë, ra në ujdi. I dha fill (rrugë, majë) punës e rregulloi punën, e vuri në vijë. Është në fill të vdekjes shih te VDEKJ/E,~A. I ka fijet mbarë i shkojnë punët mirë, e ka punën në vijë. Numëron fijet (qimet) e postiqes shih te POSTIQ/E,~JA. E shikoj për fill e për fërkem, e shikoj me kujdesin me të madh, nga të gjitha anët, fill e për pe. Shpëtoi për një fill (për një fije floku, për një qime) shih te FIJ/E, ~A. Ia tha fill e flakë ia tha menjëherë, ia tha të gjitha, ç'kishte për t'i thënë, ia zbrazi të gjitha. Vajti (shkoi) në fill të vdekjes shih te VDEKJ/E, ~A. Varet (qëndron) në fill (në fije) të perit (të flokut) shih te FIJ/E, ~A.

Ndajfolja

[redaktoni]

fill ndajf.

  1. Menjëherë. Fill pas mbledhjes. Fill pas Çlirimit. Fill pas kësaj.
  2. Pa u sjellë andej e këtej, drejt. Shkoi fill e në shtëpi. Nga shtëpia fill e në punë.
  3. Pa njeri, vetëm; pa ndihmë e përkrahje. Fill i vetëm fare vetëm. Ecte fill. Mbeti fill.
  • Fill për fill

a) pikërisht ashtu; b) vetëm për vetëm.