fik

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

FIK m.

1. Pemë frutore me kurorë të gjerë e të dendur, me lëvore ngjyrë hiri, me gjethe të mëdha e si këmbët e patës, që rritet në vende të ngrohta dhe bën kokrra në trajtën e një dardhe, me tul të ëmbël e plot fara të vogla; kokrra e kësaj peme. Fik i zi (i bardhë). Fik bishtak (bishtgjatë, qafëgjatë). Fik murrash. Fik patëllxhanës fik që bën kokrra gjatoshe në ngjyrë të patëllxhanit. Fik llopës fik i bardhë kokërrmadh që piqet në shtator. Fik bualli fik vjeshtak kokërrmadh, që e ka cipën të murrme a të zezë dhe është shumë i ëmbël. Fik vjeshtak. Fik dimëror që piqet në nëntor. Fik i vonë. Fik i lashtë fik që piqet herët. Fiq të parë fiqtë që piqen në qershor. Fiq të dytë fiqtë që piqen në gusht ose në vjeshtë. Fik i pjekur (i bërë, i arrirë). Fik kokërrmadh (kokëvogël). Fik i egër. Dru (gjethe) fiku. Varg fiqsh, Reçel (marmelatë) fiku. Bukë fiku fiq të grirë, të ngjeshur si kulaç. Një shportë me fiq. Mbledh fiqtë. Martoj fiqtë.

2. Përdoret si pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta, të cilat shënojnë insektin që dëmton kokrrat, gjethet ose lëvoren e kësaj peme. Biruesi i fikut. Breshka e fikut. Çimka e fikut. Miza e zezë e fikut. Tenja e fikut..

  • Ra (zbriti, u rrëzua) nga fiku iron. ra nga grada ose nga pozita, e ulën në detyrë; e pësoi. Gjethe (fletë) fiku diçka që përdoret me kot për të fshehur a për të mbuluar një të vërtetë. Mik për fiq mik për interes, mik i rremë. Ulu zbrit nga fiku! iron. mos u mbaj me të madh, ule hundën! I ka rënë pjergulla në fik shih te PJERGULL,~A. Kur të hip gomari (derri) në fik ( majë fikut) thjeshtligj. shih te GOMAR,~I. Si fiku me arrën (si arra me palën) i përshtaten shumë njëri -tjetrit, shkojnë shumë me njëri-tjetrin. Si pjergulla më fik te bardhë shih të PJERGULL,~A. Nuk i hipën dot dardhës e i bie fikut fj.u. shih te DARDH/Ë,~A. Sheh fiku fikun (rrushi rrushin) e piqet fj.u. shih te RRUSH,~I.


FIK kal.

1. Shuaj. Fik zjarrin (qiririn, llambën, dritën). Fik cigaren. Fik motorin. Fik radion.

2. fig. I shkaktoj dikujt një të keqe të madhe, e shkatërroj keq, e dëmtoj rëndë; e marr me qafë. Ia fiku shtëpinë. I fiku derën. Na fiku. E fiku sëmundja (duhani).