fidhës

Nga Wiktionary

FIDHËS m. bot.

Lloj dëllinje e vendeve mesdhetare me degë e gjethe si të selvisë, që bën kokrra të mëdha në ngjyrë të kuqe të errët e me veti mjekuese dhe që ka dru të fortë, i cili përdoret sidomos për të bërë sende zbukurimi. Dru fidhësi. Kokrra fidhësi.