fidanishte

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

FIDANISHTE f.

1. Copë toke ku rriten fidanë, arë me fidanë. Fidanishte frutore (pyjore). Fidanishte ulliri. Fidanishtja e luleve. Fidanishtja e kooperativës.

2. fig. Mjedis shoqëror ku përgatiten dhe edukohen të rinjtë e të rejat për të vijuar në të ardhmen atë që kanë bërë paraardhësit e tyre. Shkolla është fidanishtja e brezit të ri.