Jump to content

feudal

Nga Wiktionary

FEUDAL m.

Pronar i madh tokash në feudalizëm, që shfrytëzon pa mëshirë bujkrobërit; pjesëtar e përfaqësues i klasës sunduese në feudalizëm; çifligar. Feudal i madh. Klasa e feudalëve. Sundimi i feudalëve.


FEUDAL mb.

1. Që ka të bëjë me feudalizmin, që i përket feudalizmit, i feudalizmit; që i shërben klasës sunduese në feudalizëm, që mbështetet në feudalizëm. Rendi feudal. Shoqëria feudale. Shtet feudal Ekonomi (marrëdhënie, varësi) feudale.

2. keg. Që është karakteristik për feudalizmin ose për feudalët; që shpreh interesat e klasës së feudalëve; që përshkohet nga fryma e feudalëve; që është karakteristik për mënyrën e jetesës së feudalëve. Zgjedha feudale. Shfrytëzimi feudal. Botëkuptimi (morali) feudal. Mbeturina feudale.