fetish

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

FETISH m. libr.

1. Send jofrymor (gur, dru, bri, enë prej balte, shtatore me pamje njeriu etj.), të cilin njerëzit primitive, sipas besimeve të kota, e vishnin me një fuqi magjike e të mbinatyrshme dhe e adhuronin si diçka të shenjtë; send i tillë (kryqi, guri i zi në Meke, eshtrat e të ashtuquajturve «njerëz të shenjtë» etj.), të cilit besimtarët i falen me përulje. Kulti i fetisheve. Përulja para fetisheve.

2. fig. Diçka, që e hyjnizojnë dhe e adhurojnë verbërisht e me përulje. E bënë fetish. E shndërron në fetish.