Jump to content

ferr

Nga Wiktionary

FERR m.

1. fet. Sipas përfytyrimeve fetare: Vend ku gjoja shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për mëkatet që kanë bërë në të gjallë; skëterrë. kund. parajsë. Ferri dhe parajsa. Mundimet e ferrit. Si në ferr.

2. fig. Vend ku jetohet shumë keq, me vuajtje e me mundime të padurueshme; gjendja e dikujt që mundohet dhe vuan shumë shpirtërisht. Jetë ferri. Vuajtje ferri. Ia bëri jetën (ditët) ferr ia nxiu jetën, ia bëri të padurueshme.