feniks
Appearance
FENIKS m. libr.
1. Zog përrallor, që, sipas mitologjisë së disa popujve të vjetër, kishte vetinë të digjej dhe të ringjallej përsëri nga hiri i vet. U ringjall si feniksi.
2. Simboli i ripërtëritjes së përjetshme e i ringjalljes së pandërprerë.
3. fig. Njeri me veti të jashtëzakonshme e shumë i shquar në një fushë veprimtarie. Feniks i letërsisë.
- PALMA FENIKS bot. Lloj palme, degët e përkulura të së cilës u ngjajnë pendëve të gjata të një zogu të madh.