fener
Appearance
FENER m.
1. Llambë ndriçimi me vajguri etj., që është e mbyllur përqark me xham për të mos u shuar nga era dhe që ka një dorezë teli për ta mbajtur. Fener dore. Fener me vajguri (me karbit). Fener minierash. Drita e fenerit. Ndez fenerin.
2. Llambë ndriçimi me bateri, që vihet zakonisht në të dy anët e përparme të një makine, përpara motoçikletës a biçikletës për të ndriçuar rrugën gjatë udhëtimit natën. Fener makine. Ndez fenerët. Me fenerë të shuar.
3. Pajisje me dritë të fortë, e vendosur në një vend të lartë në breg të detit (zakonisht mbi një kullë) si shenjë për anijet, që lundrojnë natën; far. Fener deti. Drita e fenerit. Kulla e fenerit. fig.
4. Diçka që tregon rrugën a drejtimin që duhet ndjekur; udhërrëfyes.
- E zunë pa fener dikë e kapën duke vjedhur a duke bërë një punë të pandershme e të pamoralshme, e zunë me pelë për dore.