fat

Nga Wiktionary

FAT m.

1. Sipas filozofisë idealiste, fesë dhe besimeve të kota: fuqi e panjohur a e mbinatyrshme, që gjoja paracakton në mënyrë të pashmangshme gjithçka që i ndodh njeriut në jetë, të ardhmen e tij dhe rrjedhën e të gjitha ngjarjeve, pavarësisht nga vullneti i njeriut e nga shoqëria.

2. Gërshetim rrethanash e lidhje ngjarjesh që ndodhin rastësisht në jetën e dikujt. Fat i mirë (i keq). Fat i bardhë (i zi). Fat i madh. E ndihmoi (i eci, i buzëqeshi) fati. E solli fati. I ra (i qëlloi) fati. E la në dorë të fatit. E la në mëshirë të fatit.

3. Rrjedhë ngjarjesh që mbarojnë me një fund të kënaqshëm; përfundim i lumtur; lumturi, diçka e mirë, mbarësi. Ka fat. Është me (pa) fat. Sjell fat. Me fat e me jetë! ur.

4. edhe ~E, ~ET. Gjendja në të cilën është ose do të jetë dikush a diçka; rruga e zhvillimit të mëtejshëm të diçkaje në të ardhmen; ditët që na presin, ajo që do të vijë, e ardhmja. Fati i njeriut. Fati i popullit (i atdheut, i remit). Fati i revolucionit (i socializmit). Fati i luftës. Zot i fateve të veta. E vendos vetë fatin. E lidhi fatin e vet me Partinë. Kujdesem për fatin e fëmijëve.

5. Diçka që i përket dikujt, pjesa që i takon dikujt për të marrë; risk, short. Dua fatin tim. Mori fatin e vet. Iu bë fat.

6. vjet. Burri ose gruaja kur martoheshin me shkuesi; short, bashkëshort. Fati i saj. Fati i parë. E mori për fat u martua. Nuk i kishte dale fati nuk e kishte gjetur bashkëshortin, ishte ende e pamartuar.

  • Për fat për fat të mirë, fatmirësisht. Për fat të keq mjerisht, fatkeqësisht. Për fat te mirë fatmirësisht, lumturisht. Ironi e fatit iron. përdoret kur ndodh diçka që nuk pritej e as mund të mendohej, kur vjen diçka fare e rastit dhe e pagjasë ose diçka e kundërt me atë që duhej të ndodhte. Rrota e fatit vjet., libr. shih te RROT/Ë,~A.