faroj

Nga Wiktionary

FAROJ kal. bised.

1. I zhduk a i vras të gjithë, shfaros. I faroi armiqtë. Ia faruan asqerët pashës.

2. Shkatërroj në shkallë të gjerë, prish, rrënoj krejt; shkretoj. I faroi e ftohta pemët. E faroi vendin armiku.

3. E mbaroj diçka, e ha të tërë, s'lë asgjë pa ngrënë. E faroi mishin. I faroi dhitë ujku.

4. I nxjerr a i marr farat një fryti, kallirit të drithërave etj. Faroj lirin.

5. jokal. shih FAROHEM 1, 2.