farkëtoj
Appearance
FARKËTOJ kal.
1. Përpunoj një metal e i jap një formë të caktuar, duke e nxehur në farkë, duke e rrahur me çekiç etj.; bëj një vegël a diçka tjetër në farkëtari. Farkëtoj hekurin. Farkëtoj plugje. Farkëtoj armë.
2. fig. Kalit dikë fizikisht ose moralisht, e bëj të aftë të kapërcejë vështirësi e pengesa, e edukoj dhe e pajis me vetitë e revolucionarit të vendosur e me tiparet e moralit komunist, e formoj nga ana ideopolitike, profesionale etj.; e forcoj diçka, e bëj të qëndrueshme e të pathyeshme. Farkëtoj rininë. Farkëtoj revolucionarë. Farkëtoj miqësinë.
- Farkëton vargonjtë (zinxhirët) përgatit robërimin; robëron.