Jump to content

farës

Nga Wiktionary

FARËS mb.

1. Që ka shumë fara, faranik. Kungull farës. Domate farëse.

2. Që ruhet për t'u mbjellë, që lihet për farë. Misër (kalli) farës. Trangull (bostan) farës.

3. Që lëshon shumë fara; që jep prodhim të bollshëm, pjellor. Grurë farës. Tokë farëse.

4. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Farësit i lënë të piqen mirë.