Jump to content

faqore

Nga Wiktionary

FAQORE f.

1. Shishe e vogël petashuqe, që përdoret zakonisht për raki. Mbush faqoren. Pi me faqore.

2. Relief prej pëlhure për jastëk, jorgan etj., faqe; çarçaf. Faqore jastëku (jorgani). Vë faqoren.

3. shih FAQËZ,~A 1.

4. Ajka e gjellës. Mori faqoren e gjellës.

5. Secila nga të dy dërrasat anësore të djepit.

6. Përparëse pambuku për gra, e punuar në vegjë. Vë (ngjesh) faqoren.

7. Sixhade që vihet në murin e dhomës për zbukurim.