faqekuq
Appearance
FAQEKUQ m. zool.
Kryeartëz.
FAQEKUQ mb.
1. Që i ka faqet të kuqe nga shëndeti, i shëndetshëm. Vajzë faqekuqe. Djalë faqekuq.
2. Që e ka turirin në ngjyrë të kuqërreme, që i ka faqet të kuqe (për kafshët e për shpendët). Dhi faqe kuqe. Dallëndyshe faqekuqe.
3. Që e ka lëkurën të kuqe; që ka të kuqe njërën faqe (për pemët). Mollë (dardhë, shegë) faqekuqe.
4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.