fantazi
Appearance
FANTAZI f.
1. Aftësia për të krijuar ose për të përfytyruar diçka; zotësia për të zbuluar ose për të shpikur diçka të re në bazë të përvojës dhe të njohurive që ka dikush; imagjinatë krijuese. Fantazi e fuqishme (e zjarrtë, e dobët). Fantazi poetike. Fantazia e shkrimtarit. Ka fantazi të zhvilluar. I mungon fantazia. Nxit fantazinë.
2. edhe ~RA, ~RAT. Diçka e paqenë që është pjellë e imagjinatës e nuk mund të ndodhë në të vërtetë; trillim; ëndërr. Të gjitha ishin fantazira.
3. edhe ~, ~TË muz. Pjesë muzikore e krijuar aty për aty, me një forme të lirë. Fantazi për violinë e orkestër.