fanatik

Nga Wiktionary

FANATIK m.

1. Ai që beson verbërisht në dogmën fetare dhe e mbron atë me këmbëngulje; ai që jeton e vepron sipas mendimeve e zakoneve prapanike dhe i mbron ato me ngulm. Fanatikë të tërbuar (të verbuar). I mposhtën fanatikët.

2. Ai që është dhënë me zell të jashtëzakonshëm pas diçkaje, që e mbron dhe e zbaton me këmbë ngulje, pa lëshime e pa lëkundje një mendim, një ide a diçka tjetër. Këmbëngulje (zell) prej fanatiku.

3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit.