familjarizohem

Nga Wiktionary

FAMILJARIZOHEM vetv. libr.

1. Bëhem si njeri i shtëpisë a i familjes; hyj në lidhje të ngushta me dikë, miqësohem. Familjarizohem me punëtorët.

2. Njihem së afërmi e mirë me diçka, mësohem në një vend a në një mjedis tjetër, në një punë të re etj. Familjarizohem me fshatin. Familjarizohem me punën e re.